Një 71-vjeçar me inicialet D.L ka ndërruar jetë ditën e sotme në plazhin e “Ujit të Ftohtë”, pasi është mbytur në det.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 24.08.2022, në plazhin “Uji i Ftohtë”, në Lungomare, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi D. L., 71 vjeç, banues në Fier.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel