Plagosja me armë në Tiranë/ Po luanin letra kur konflikti degjeneroi, vëllai i autorit fshin pamjet e kamerave (detaje)

24/08/2022 11:29

Pas plagosjes qëndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën “Tasim Shehu” në Tiranë, policia ka shpallur në kërkim autorin 49-vjeçar Albert Osteni dhe ka arrestuar vëllanë e tij për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Vëllai i autorit ka fshirë kamerat e sigurisë në vendin e ngjarjes dhe provat në lidhje me këtë plagosje.

I plagosuri Renaldo Mejdani 23 vjeç ka qenë fqinj me autorin dhe mbrëmjen e djeshme kanë qene duke luajtur letra ku mes tyre ka nisur një konflikt banal i çastit që degjeneroi në përdorimin e armës. 23-vjeçari është në spital jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel