Nuk fshihen më! Pique shkon në dasmën e shokut me partneren e re

24/08/2022 22:31

Gerard Pique dhe Clara Chia duket se nuk e fshehin më lidhjen e tyre.

Ata nuk kanë publikuar asnjë foto në rrjetet sociale por janë parë sërish bashkë në publik.

Qendërmbrojtësi i Barcelonës ka marrë pjesë me partneren e re në dasmën e një prej miqve të tij më të mirë, Albert Pedret, fundjavën e kaluar.

Këtë e ka konfirmuar revista “iHola!” në kopertinën e saj, ku shihet qartë çifti në një nga imazhet më të shumëpritura të momentit.

Siç shihet edhe në kopertinën e revistës vajza kishte veshur një fustan të gjatë me vija dhe shumëngjyrëshe, ndërsa ecte krah futbollistit.

Pique duket i vendosur për të nisur një fazë të re në jetën e tij pas ndarjes së diskutueshme nga Shakiran, me të cilën ka një lidhje prej një dekade dhe ka dy fëmijë: Milanin, nëntë vjeç dhe Sasha, shtatë vjeç.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel