Një e moshuar rreth 70-vjeç është paraqitur e dëmtuar mesditën e sotme në spitalin e Lezhës.

Ajo dyshohet se është përplasur nga një automjet në autostradën Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të ishull-Shëngjinit.

Gruaja rreth 70-vjeçe po merr mjekim në spital, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për identifikimin e makinës që mund të ketë përplasur të moshuarën.

Top Channel