Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Vinin baste sportive, nëpërmjet aparateve të tyre celulare, vihen në pranga 3 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar dhe goditur një rast tjetër të vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare.

Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. Z. (A)., 28 vjeç, Sh. G., 48 vjeç, dhe M. B., 58 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, pasi, si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në lokale dhe ambiente të ndryshme, këta shtetas u kapën në flagrancë, në një lokal në rrugën “Selim Brahja”, duke vënë baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel