U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Një drejtues automjeti me inicialet GJ.N është ndëshkuar me masë administrative prej 10 mijë lekësh të rinj, pasi bënte drift në kryqëzim dhe videon e postoi në rrjete sociale.
Pas publikimit të një video-je në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Knallës”, Shëngjin, duke kryer manovra të rrezikshme (drift) me automjet dhe duke u bërë burim aksidenti për vete dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, policia ka bërë të mundur identifikimin dhe lokalizimin e automjetit që shfaqet në video, si dhe kapjen e drejtuesit të tij, shtetasit Gj. N.
Për kundërvajtjen e kryer, konkretisht për shkelje të nenit 139, pika 3, të Kodit Rrugor “Drejtuesi i mjetit nuk rregullon shpejtësinë në afërsi të kryqëzimeve duke u bërë rrezik për vete dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës”, ndaj shtetasit Gj. N. u vendos masa administrative prej 10.000 lekësh të rinj.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë falënderon qytetarët për besimin dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë, profesional dhe të paanshëm.Gjithashtu, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe garantimin e rendit.
Top Channel