Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mëngjesin e  sotëm në aksin Milot-Thumanë, ku ka mbetur i plagosur shtetasi me emrin Besim Zeneli.

Ngjarja ka ndodhur pranë dyqanit të fruta-perimeve ku Besim Zeneli shiste, ndërsa nuk dihet ende se cilat janë shkaqet që çuan në këtë plagosje.

Policia ka njoftuar se në polici janë shoqëruar tre persona që dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen, mes tyre edhe autori i dyshuar, por nuk mudn të bëhen publikë emrat për shkaqe hetimesh.

Sa i përket gjendjes shëndetësore të plagosurit policia bën me dije se ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor.

Kurbin / Informacion paraprak

Rreth orës 00:25, gjatë kohës që shtetasi B. Z. 60 vjeç, banues në fshatin Shullaz, Kurbin, ka qenë në biznesin e tij (dyqan fruta-perimesh) që ndodhet në anë të rrugës, në autostradën Laç – Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.

Për pasojë, shtetasi B. Z. ka marrë plagë në trup dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, duke administruar çdo provë dhe vlerësuar çdo informacion, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 3 persona, mes tyre dhe autorin e dyshuar të ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe arrestimin e autorëve të dyshuar.

Për momentin nuk bëjmë me dije identitetin e personave të shoqëruar, për shkak të vijimit të hetimeve dhe ruajtjes së sekretit hetimor.

 

Top Channel