U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Laç-Lezhë, ku i plagosur mbeti 60-vjeçari Besim Zeneli.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ka qenë një person i cili ka qëlluar drejt Zenelit.
Ai ka qenë i maskuar teksa është afruar pranë dyqanit ku po punonte Zeneli dhe e ka qëlluar me një plumb në bark.
Zeneli është munduar të vetëmbrohet dhe e ka qëlluar me një kavanoz, ku më pas autori i dyshuar është larguar në këmbë në një parcelë/are pas biznesit.
Janë dy pista që po hetohen: E para dyshohet se ishte grabitje pasi autori ka qenë i maskuar dhe në këmbë. E dyta është hakmarrja por si pistë më e zbehtë pasi familja e tij nuk ka konflikt, përjashtuar ato të shumë kohëve më parë.
Top Channel