Plagosja e Besim Zenelit / Ngjarja ndodhi në dyqanin ku 60-vjeçari punonte, shoqërohen në polici disa persona

23/08/2022 08:19

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Milot-Thumanë, ku ka mbetur i plagosur 60-vjeçari Besim Zeneli.

Ngjarja ka ndodhur pranë dyqanit të fruta-perimeve, ku Besim Zeneli punonte në autostradë, ndërsa ende nuk ka informacion të plotë mbi shkaqet e ngjarjes,

Rreth orës 00:25, gjatë kohës që shtetasi B. Z. 60 vjeç, banues në fshatin Shullaz, Kurbin, ka qenë në biznesin e tij (dyqan fruta-perimesh) që ndodhet në anë të rrugës, në autostradën Laç – Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.

Për pasojë, shtetasi B. Z. ka marrë plagë në trup dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, duke administruar çdo provë dhe vlerësuar çdo informacion, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 3 persona, mes tyre dhe autorin e dyshuar të ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe arrestimin e autorëve të dyshuar.

 

Për momentin nuk bëjmë me dije identitetin e personave të shoqëruar, për shkak të vijimit të hetimeve dhe ruajtjes së sekretit hetimor.

Top Channel