“Më ike ditën që më linde”/ Flori Mumajesi dedikim prekës për të ëmën e ndjerë: Asnjë urim s’ma mbush dot shpirtin

23/08/2022 10:42

Artisti shqiptar Flori Mumajesi, në ditën e tij të lindjes, ka kujtuar të ëmën e ndjerë përmes një postimi prekës në “Instagram”.

Këngëtari ka zbuluar se e ka humbur të ëmën pikërisht në ditën e lindjes së tij, ku thotë se nga dhimbja e madhe që ndjen nuk gjen më forcë as për pasionin e tij më të madh siç është muzika.

“Nëpërmjet muzikës kam ndarë ndër vite copëza shpirti, prej kohësh nuk e bëj më, mbase prandaj e ndjeva kaq të nevojshme ta ndaja edhe aq shpirt sa më ka mbetur me këtë foto dhe pikërisht sot! Sot u zgjova djersitur dhe sa bëra të çohem nga krevati më erdhi era Loke, era mushe, era mam, era që më ka rritur, era jetë, era që vdisja ta nuhasja duke zhytur kokën në qafë, era më e mirë në botë. Më mungon është pak ta them, çdo ditë të kam para syve si luftove duke më shtrënguar dorën deri në frymën e fundit. Asnjë urim s’ma mbush dot shpirtin kur s’e kam një telefonatë nga ty, një mesazh! Më ike ditën që më linde mushe, nuk e di a është më ditëlindja ime në datën 23.”, ka shkruar Flori.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA