Ish-aeroporti ushtarak i Gjadrit dhe ish fabrika ushtarake e Poliçanit janë objekte ushtarake të sigurisë së zakonshme nën ruajtje ushtarake.

Të huajt të cilët duan t’i vizitojnë, duhet të marrin leje nga Shtabi Përgjithshëm i ushtrisë. Por Sleva nga Shën Peterburgu në Rusi,  verën e vitit të  shkuar pa marrë asnjë leje mundi të hyjë në Poliçan e më pas në Gjadër.  31-vjeçari rus  ka postuar në rrjetet sociale çfarë pa dhe gjeti në këto dy objekte. Në një intervistë për gazetarin e  Top Channel, Muhamed Veliu, nga Finlanda ku ndodhet momentalisht, Sleva fillimisht tregon se  përse kaq shumë interes për të dhe të tjerë persona në të vizituarin e ish bazave ushtarake të kohës së komunizmit.

“Sepse është histori. Shumë prej të rinjve nuk e njohin historinë. Nuk i bëhet vonë për historinë. Ndërsa disa si unë pëlqejnë të vizitojnë objekte të tilla ta braktisura për ta parë me sytë e tyre. Kjo të jep një ndjesi të jashtëzakonshme të shkosh në vende ku është bërë histori, tashmë të braktisura dhe shumë njerëz nuk e dinë që ekzistojnë”, deklaroi ai në fillim të intervistës për Top Channel.

Muhamed Veliu: Ju vizituan ish fabrikën e Poliçanit. Sa e vështirë ishte për të hyrë?

Sleva: Në fakt ishte shumë e lehtë. Nuk kisha plan të shkoja në Poliçan . Po shkoja për tek kanionet e Osumit. Kalova afër Poliçanit dhe dëgjova për këtë fabrikë. Nuk dija që ekzistonte apo si të hyja. Ndalova dhe pyeta disa banorë lokal. Të gjithë më thonin. Shiko, atje është fabrika por është e mbyllur dhe e braktisur. Shkova atje. Nuk pash asnjë njeri. Ishte një ushtar. Kur u futa pash me sytë e mi shumë arka me fishekë. Ishte e pabesueshme. E vështirë ta besoje se këto arka qëndronin ende atje. Kushdo mund të futej  e të bënte ctë donte. Unë s’kisha ndonjë qëllim të lig. Thjesht po eksploroja por nëse ndonjë person me qëllime të këqija do të kishte informacion për këtë vend, atëherë ju mund të nisni një luftë. Kishte shumë fishekë. Fishekë kallashnikovi, pluhur me ngjyrë të zezë, mina tokësore, granata, veshje anti plumb, shumë gjëra. Armë të vërteta.

Muhamed Veliu: Po ashtu vizituat edhe ish aeroportit ushtarak të Gjadrit. Çfarë vështirësi ndeshët të hynit atje?

Sleva: Pash që jashtë ishte një ushtar me një kallashnikov. Kur pash ushtarin atëherë e kuptova se isha në vendin e duhur. Tentova të futem nga njëra anë e derës por ishte e mbyllur ndërsa tjetra ishte e hapur. Askush nuk më pa. Hyra brenda dhe u trondita  nga ajo që pashë. Numri i madh i avionëve parkuar atje për shumë dekada. Bëra fotografi dhe u largova. Askush nuk kishte pritshmëri për të tillë vizitorë si unë. Atje nuk është asgjë për të vjedhur. Këto vende kanë interes për persona si unë. Eksploratorë urban.

Muhamed Veliu: Ushtari a ju tha diçka?

Sleva: Jo. Natyrisht jo. Askush besoj se do të jepte leje të hyja atje.

Muhamed Veliu: Pra ta qartësojmë këtë. Ju nuk morët asnjë leje për të hyrë në Poliçan dhe Gjadër. A është kjo korrekt?

Sleva: Jo. Jo. Natyrisht jo. Unë nuk e kam bërë të gjithën këtë vetëm.

Muhamed Veliu: Çfarë mendoni për tre personat dy rus dhe një ukrainas të arrestuar në Shqipëri nën dyshim se u përfshinë në aktivitete spiunazhi?

Sleva: Unë i  njoh ata. Janë eksplorues urban, njësoj si unë , njësoj si ata që pëlqejnë vende të braktisura. Mund të isha unë në pozitat e tyre sot. Ata nuk kanë ardhur atje të bëjnë spiunazh siç edhe ju e thatë. Ata s’kanë bërë asgjë të keqe. Nuk e di çfarë ka ndodhur me incidentit që patën me ushtarët. Nuk janë spiun. Janë turist. Eksploratore.

Muhamed Veliu: A e njihni personalisht  Svetlana Timofoeva? Çfarë mund të na thoni rreth saj?

Sleva: Unë kam njohje personale me këta njerëz.

Muhamed Veliu: Njëri nga tre të arrestuarit  Mikhail Zorin besohet se ka pranuar përfshirjen e tij në aktivitet spiunazhi për Rusinë. Si e shikoni këtë zhvillim?

Sleva: Unë nuk e besoj këtë. Nuk është e vërtetë. Ai donte të hynte të bënte foto dhe të largohej. Kjo nuk është çështje e Rusisë. Ai thjesht është një eksplorues urban. Kjo nuk sjell asgjë të keqe. Unë mendoj se nëse Rusia synon të futet  fshehurazi diku ata do të përdorin njerëz shumë shumë të trajnuar krahasuar me këta të tre. Rusia nuk ka mungesa për të tillë njerëz.

 

FOTO GALERI
1/17

Top Channel