Ekspozitë për librin ukrainas/ Zbatohet në tiranë projekti i zonjës së parë të Ukrainës

23/08/2022 20:03

Në Bibliotekën Kombëtare është çelur ekspozita “Libri ukrainas”, në të cilën janë përfshirë botime mbi historinë, kulturën, identitetin dhe letërsinë ukrainase, në gjuhën ukrainase dhe atë angleze.

Librat e ekspozuar janë pjesë e “Këndit të Librit Ukrainas”, i cili u përurua pak ditë më parë në prani të Ambasadorit të Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, dhe drejtorit të Bibliotekës Kombëtare, z. Piro Misha.

Ngritja e këtij këndi vjen si pjesë e projektit “Rafti i Librave Ukrainas” me nismën dhe kujdesit e Zonjës së Parë së Ukrainës, Olena Zelenska, me qëllim shkëmbimin kulturor mes vendeve. Nismë kjo që I ka pasur fillesat që para luftës.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun e gjerë deri më datë 2 shtator. Këto libra do të jenë pjesë e një këndi të dedikuar dhe mund të kenë akses nga të gjithë menjëherë pas përfundimit të ekspozitës.

Top Channel