Dje u bllokuan shtatë turistë të huaj/ Kanioni Langaricës në Përmet i rrezikshëm, ndalohet hyrja pa guida të Liçensuara

23/08/2022 10:29

Kanioni i Langaricës në Përmet tashmë është bërë një burim rreziku për të gjithë vizitorët, prandaj Agjensia Kombëtare e Zonave të mbrojtura e ka ndaluar hyrjen në këtë zonë për personat që nuk shoqërohen nga guida të Liçensuara.

Jo më larg se dje në këtë kanion bllokuan shtatë turistë të huaj ku pesë turistë nga Polonia janë shpëtuar nga policia, ndërkohë që dy turistë gjermanë janë ende në shpellë.

Çifti gjerman kishin edhe një fëmijë, i cili është nxjerrë menjëherë nga zjarrfikësit e Përmetit, ndërsa prindërit mbeten të bllokuar, por jashtë rrezikut për jetën.

Shkak dyshohet se është bërë moti i keq pasi kjo pasdite është shoqëruar me reshje intensive në zonë, për pasojë ka dalë nga shtrati lumi i Langaricës.

Njoftimi:

KUJDES !!! Kanioni Langarices ne Permet eshte shume i rrezikshem kur ka rreshje shiu . Te eksplorosh kanionin pa paisjet e duhura dhe pa nje guide profesionale eshte shume e rrezikshme. Fale nderhyrjes se shpejte te Komisariatit te Policis Permet dhe stafit të Zjarrfikses u be e mundur nxjerja nga kanioni shendosh e mire i kater turisteve gjermane

Top Channel