Zakonet e vjetra “nuk vdesin”, 51 çifte martohen në Peru me ritualet e lashta!

22/08/2022 14:12

51 çifte të reja lidhën kurorë me rituale të vjetra në brigjet e liqenit Titicaca në Peru.

Traditat e vjetra nuk harrohen në këtë vend, ku dhjetëra çifte preferuan të martohen me zakonet e lashta të Andeve të dhuratave për Tokën mëmë, me qëllimin që në këtë mënyrë, të sigurojnë  “një jetë të gjatë e të mirë, në lumturi e prosperitet”.

Kjo pavarësisht faktit, se për disa prej tyre, njohja ka ardhur përmes metodash tejet moderne, sic janë aplikacionet e takimeve në internet.

Me partneren time u njoha përmes një aplikacioni në mediat sociale. Ishte shumë bukur atëherë, është shumë bukur tani”– shprehet i porsamartuari Bryan Kelvin Rosel.

 Magdalena Llanque, thotë se nuk do të kishte dashur të lidhte kurorë në asnjë vend tjetër përveçse këtu.

“U martuam në këtë vend të bukur, fantastik e tradicional që është Punoja im i dashur, unë kam lindur këtu dhe fakti që martesën e bëra në brigjet e liqenit Titikaka do të jetë një kujtim i mrekullueshëm për mua, për bashkëshortin tim dhe për familjen time”.

“Ne i ofruam dhurata Tokës me qëllimin që çiftet e porsamartuara të kenë një jetë të mirë e të begatë, që të ketë ndarje por që të jenë përgjithmonë të dashuruar”.

Top Channel