Një 25-vjeçare që po mbytej në një pishinë në kryeqytet është shpëtuar nga policia këtë të hënë.

Pasi kanë njoftim se një vajzë është mbytur në pishinën e një lokali në Linzë, efektivët kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë gjetur të renë në gjendje të rëndë shëndetësore. Shtetësja me inicialet E.T. që shoqërohet nga një 32-vjeçar është dërguar në spital, ndërkohë që ka nisur hetimi për të mësuar rrethanat e ngjarjes.

Top Channel