Emigrantët kthehen pas pushimeve/ Fluks në rritje në pikat e kalimit me Greqinë dhe në portin e Durrësit

22/08/2022 15:24

Pas pushimeve në Shqipëri, të huaj dhe shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës po kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë.

Gjatë javës së fundit janë përpunuar 60,255 udhëtarë, prej të cilëve 44,169 në dalje dhe 16,086 në hyrje.

Natën e së dielës duke u gdhirë e hëna u larguan me tragete nga porti i Durrësit 5145 persona dhe mbi 1300 automjete. Ndërkaq gjatë së hënës me dy tragetet e Barit dhe një të Ankonës mbërritën në vend rreth 1040 persona.

Kahu i fluksit ka ndryshuar prej ditësh dhe raporti në 24 orët e fundit është 1 me 5, në favor të daljeve. Pushimet pothuajse mbaruan. Edhe në dy fundjavat e ardhshme do të vijojë ky fluks në dalje për t’i lënë vendin një qarkullimi normal, më pas, mes dy brigjeve të Adriatikut.

Edhe në kufi me Greqinë është shtuar fluksi në dalje. në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 3570 shtetas dhe kanë dalë 6965 në një ditë.

Top Channel