‘Trupi i vdekur’ në plazhin tailandez, pas hetimeve zbulohet se ishte një kukull seksi ‘tepër realiste’ (fotot)

22/08/2022 21:43

Një ‘trup i vdekur’ i raportuar në një plazh në Tailandë pas hetimeve të policisë rezultoi se ishte vetëm një kukull seksi ‘ultra-realiste’ me vlerë rreth $600.

Pushuesit e tmerruar kishin parë “kufomën” e zhveshur në plazhin e Bang Saen në provincën tailandeze të Chonburi, 100km në lindje të kryeqytetit Bangkok.

Ajo dukej si një grua e zhveshur që kishte vdekur, e mbuluar vetëm me një copë në pjesën e kokës.

Prandaj policia dhe urgjenca nxituan në vendngjarje pas marrjeve të telefonatave të panikosura te publikut, dhe prisnin të gjenin trupin e një njeriu të vdekur.

Por në fakt ata gjetën vetëm një kukull ”seksi” të modelit japonez ‘AV Idol’, që në Tailandë kushton rreth 600 dollarë.

Policia beson se manekini i eksitimit ka rënë fillimisht në lumë dhe më pas ka ardhur në det me rrymën.

Në një tjetër detaj intrigues, kukulla nuk kishte kokën e saj, por oficerët vendosën ta mbajnë për disa kohë në stacionin e policisë në rast se pronarët do të dëshirojnë t’u rikthehet.

Zëdhënësi i policisë së Bang Saen tha: “Grupet e shpëtimit u informuan se njerëzit ishin shokuar në plazh kur panë trupin e një gruaje të zhveshur dhe pa ndjenja”.

“Kur oficerët u afruan ata panë në distancë trupin e një gruaje të bukur, me të pasme të zhveshura, por kur u afruan kuptuan se ishte një kukull AV”.

“Koka e saj mungonte ndërsa të pasmet i kishte të ekspozuara. Ne kontrolluam në internet dhe mesuam se ajo kushtonte rreth 20,000 Baht ($600).

“Ne besojmë se objekti duhet të jetë humbur në kanalin ujor dhe më pas ka dalë në rërë. Tani është hequr prej andej pasi tmerronte turistët”.

“Nëse të zotët kërkojnë ta marrin mund të vijnë në stacionin e grupeve të shpëtimit”, tha oficeri.

FOTO GALERI
2/3
Prandaj policia dhe urgjenca nxituan në vendngjarje pas marrjeve të telefonatave të panikosura

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA