Koncerti i Soni Malaj në 23 gusht në sheshin Italia i organizuar për 25-vjetorin e karrierës së Sonit është edhe më emocionues se sa fansat e dhe publiku shpreson.

Koncerti, do të jetë i hapur për publikun. Shumë personazhe publike do jenë në platetë VIP të eventit.

Soni Malaj do të ketë disa artistë që do të jenë të ftuar, si edhe pritet që të sjellë një duet shumë emocionues klasiko-modern që do emocionojë këdo që do jetë në sheshin Italia. Soni është artiste, e cila ka zgjedhur gjithmonë në karrierën e saj të bëj art unik.

Gjithashtu nga burimet brenda stafit realizues konfirmohet që shoqërues në performacat e saj do të jenë një pjesë nga Italia së bashku me grupin e baletit që prej më shumë se 1 muaj kanë nisur përgatitjet e koreografive për këtë recital gjigand.

Sonin do e shoqërojë bandi i saj live, siç Soni preferon prej vitesh që show-t saj të jenë me muzikë live. Tirana mbrëmjen e 23 gushtit pritet të ketë një ndër eventet më bukura artistike.

Koncerti recital, me partner medietik Top Channel, është edhe më special se ne mund ta kishim imagjinuar!

Top Channel