Demonstrues nga grupe të ekstremit të djathtë janë mbledhur të protestojnë përpara ndërtesës së FBI-së në Chelsea, Massachusetts pas bastisjes së rezidencës së ish-presidentit amerikan Donald Trump në Florida nga agjentë të Byrosë federale të Hetimit.

Kjo ngjarje, këto krime të krime të kryera nga FBI-ja në Mar-a-Lago nuk janë gjë tjetër veçse një abuzim me pushtetin ata kanë kapërcyer kompetencat e tyre, po shënjestrojnë konservatorët. Ky është deep state-i, këta janë jashtë kontrollit, dhe ne do të dalim të protestojmë, nuk do të frikësohemi prej tyre“- shprehet protestuesit.

Ekspertët thonë se kontrolli i FBI-së në Mar-a-Lago dhe bërja publike e urdhrit për këtë kontroll, e përqëndrojnë më tej vëmendjen tek ish-Presidenti Donald Trump si subjekt i mundshëm i një hetimi penal për marrjen nga Shtëpia e Bardhë të dokumentave sekrete dhe mbajtjen e tyre diku tjetër. Ndër veprat penale që po hetohen është “mbajtja e qëllimshme e informacionit të mbrojtjes kombëtare”.

Ish-Presidenti Trump mohon të ketë bërë ndonjë shkelje, dhe mbështetësit e tij shprehen të revoltuar nga kontrolli që FBI-ja bëri në Mar-a-Lago. Disa zyrtarë republikanë janë shprehur se hetimi i bën Shtetet e Bashkuara t’i ngjasojnë një “republike bananesh”.

Top Channel