Qeveria ukrainase mohoi të ketë gisht në shpërthimin e automjetit që i mori jetën vajzës së këshilltarit dhe aleatit të ngushtë të Vladimir Putinit, Alexander Dugin.
Daria Dugina, 29 vjeç, vdiq pasi një bombë u aktivizua në SUV-in që ajo po ngiste shpërtheu në periferi të Moskës të shtunën mbrëma, sipas autoriteteve ruse. Një këshilltar i presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky e hodhi pishtë me forcë përgjegjësinë për ngjarjen e rëndë, të cilën disa zyrtarë rusë nxituan t`ia faturojnë atyre që i përshkruan si “terroristë” ukrainas.
Mykhailo Podolyak, këshilltar i Volodymir Zelenskyt: Ukraina nuk ka asnjë lidhje me shpërthimin. Në ndryshim nga Rusia, ne nuk jemi shtet kriminal, dhe nuk jemi absolutisht një shtet terrorist.
Sipas komitetit hetimor rus, të dhënat paraprake tregojnë se një bombë ishte vendosur në automjetin e drejtur nga Dugina që po kthehej nga një festival jashtë Moskës bashkë me të atin.
Mediat britanike thonë se ka dyshime të forta se pas sulmit që i kushtoi jetën vajzës së gurusë besnik të Putinit, mund të qëndrojnë agjentë të shërbimit të frikshëm sekret rus, FSB. Ekziston frika se vetë rrethi i tij i brendshëm po i kthehet kundër presidentit rus, pasi kërkon largimin e tij nga pushteti, në mesin e rritjes së zemërimit mbi luftën e mundimshme në Ukrainë.
Historiani Yuri Felshtinsky citohet të ketë thënë se bomba është vendopsur në makinën e Duginit brenda kompleksit të tij të ruajtur nga roje të shumta sigurie, ndërsa Kievi nga ana tjetër është i fokusuar tek objektivat ushtarake ruse.
Top Channel