Java e modës në New York, Elton Ilirjani ironizon modelet shqiptare: Nëse nuk do të jeni…

22/08/2022 20:48

Elton Ilirjani ka ‘ngacmuar’ me ironi modelet shqiptare me banim në SHBA.

Në një postim, ai shkruan se në shtator kur të jete në javën e modës në New York do të shikojë nëse takon ndonjë nga vajzat që prezantohet si modele në mediet sociale.

Nëse nuk do të jenë, shkruan ai me ironi “ndoshta do jenë të ngarkuara me punë, të sëmura apo duke eskortuar”.

Biznesmeni shkon më tej kur thotë se modelimi është prezantim veshjesh të ndryshme dhe jo vetëm bikini në “Instagram” me foto me fotoshop.

Top Channel