Një muaj pasi u martuan në Las Vegas dhe pasi shijuan disa pushime, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u martuan sërish në një dasmë madhështore.

Çifti u martuan gjatë një feste tre-ditore për miqtë dhe familjen në pronën 87 hektarësh buzë lumit Affleck pranë Savannah një muaj pasi u larguan spontanisht në Las Vegas.

Lopez veshi një fustan couture Ralph Lauren të bërë në Itali enkas për ceremoninë, e cila u drejtua nga Jay Shetty.

E bardha dukej se ishte kodi i veshjes për ceremoninë madhështore dhe kudo dominonte e bardha, si tek lulet, karriget, tavolinat edhe tek piano.

Të porsamartuarit qëndruan afër njëri-tjetrin gjatë gjithë ceremonisë, duke shtrënguar duart.

Mendohet se çmimi i shpenzimeve mund të ketë shkuar në më shumë se 400,000 dollarë.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel