Dua Lipa feston 27-vjetorin/ Urimi i kryebashkiakut Veliaj: Ylli që shkëlqen më fort, krenarë për ty

22/08/2022 17:02

Këngëtarja Dua Lipa sot mbush 27 vjeç. Një urim të veçantë ajo ka marrë edhe nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shprehet se Dua na bën shumë krenar. “Edhe Dua Lipa-ylli që shkëlqen më fort. Jemi shumë krenarë për ty”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Ndërkaq, në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës kanë nisur përgatitjet për vendosjen e skenës ku do performojnë yjet e muzikës të ftuar nga Dua Lipa në 3 ditët e Sunny Hill Festival Tirana 2022. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë inspektimit të hapësirës ku do të zhvillohet festivali, u shpreh i bindur se ashtu siç u menaxhua ndeshja e finales së Konferencë Ligës, me të njëjtin sukses Tirana do të presë dhe festivalin e Dua Lipës.

Vetë Dua ka postuar disa foto në rrjetet sociale nga ditëlindja, ndërsa shkruan se “27-vjetori duket si parajsë” dhe falënderon ndjekësit për urimet e shumta.

FOTO GALERI
2/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA