Cineworld drejt falimentimit? Gjiganti kinematografik nuk shlyen dot borxhet!

22/08/2022 11:42

Kompania britanike, Cineworld, konfirmoi se është duke shqyrtuar mundësinë e aplikimit për falimentim në Shtetet e Bashkuara, pasi po përballet me borxhe të mëdha.

Cineworld që zotëron dhe rrjetin e Picturehouse në Mbretërinë e Bashkuar, është kompania e dytë më e madhe e kinemave në botë, por nuk po i bën dot ballë borxheve që arrijnë nivelin e 5 miliardë dollarëve.

Në deklaratën e saj thuhet Cineeorld pret që të vazhdojnë punën si zakonisht derisa të bëjë ndonjë aplikim”.

Vlera e aksioneve të kompanisë ra së fundi në nivele rekord pasi një raport i gazetës Wall Street Journal doli me pretendimin se ajo po përgatiste falimentimin në SHBA dhe Britani. Drejtues të saj u shprehën se aktualisht janë duke analizuar mënyra si të ristrukturojë biznesin.

Kjo kompani me bazë në Brentford, është themeluar nga Steve Wiener më 1995. Krerët e saj aktualisht janë duke biseduar me shumë huamarrës dhe këshilltarë financiarë e ligjorë. Aktivizimi i mekanizmit të falimentit do t`i lejojë vazhdimin e aktivitetit ndërkohë që negocion me kreditorët.

Top Channel