Ilustruese

Një aksident me pasojë dy të plagosur ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë.

Në afërsi të fshatit Piskupat, janë përplasur automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin V. A., 48 vjeç, banues në Strugë, Maqedoni, me automjetin tip “Golf”, me drejtues shtetasin D. S., 22 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja S. A., 46 vjeçe, banuese në Strugë, Maqedoni, pasagjere në mjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen në Spitalin e Pogradecit, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel