25 vjet pas vdekjes, turistët “të çmendur” pas suvenireve të princeshës Diana!

22/08/2022 12:39

Një çerek shekulli pas vdekjes së Princeshës Diana, filxhanë e çajnikë, zilka, kartolina apo lugë argjendi që mbajnë imazhin e gruas së parë të Princit Charles mbushin dyqanet e suvenireve të Windsor, të konsideruara si diçka që duhen parë medoemos nga fansat e monarkisë britanike.

“Ajo ishte një njeri shumë i mirë, e dashur dhe e respektaar nga të gjithë. Nuk harrohet lehtë, nuk ka rëndësi nëse kalojnë 25 apo 250 vjet“, thotë turisti Aaron Perks.

Ajo ishte e lidhur me njerëzit, dhe mendoj se shumë prej tyre nuk e panë më shumë si anëtare të familjes mbretërore sesa si një figurë që afrohej shumë me ta“- thotë Tori McCumiskey.

Mbretëresha Elisabetë ka jetuar në Kështjellën Windsor që nga fillimi i pandemisë, dhe tani zona gëlon nga kureshtarë nga e gjithë bota. Kujtimi i Dianës mbetet i pranishëm kudo.

Me sa duket, ende vazhdon të jetë i gjallë në kujtesën kolektive aksidenti tragjik i 31 gushtit 1997, kur princesha e Uellsit vdiq në moshën 36-vjeçare pas përplasjes së makinës me të cilën udhëtonte në Paris.

Shumë njerëz ende e kujtojnë Dianën për bukurinë e saj të jashtme e jo vetëm, për veprat e bamirësisë dhe për faktin që ishte një person me këmbë në tokë, siç thonë ata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA