Në një telefonatë mes presidentit francez Macron dhe shefit të Kremlinit, Vladimir Putin, me sa duket u ra dakord për një inspektim ndërkombëtar të centralit bërthamor Zaporizhia.

Përfaqësues të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) duhet të vlerësojnë situatën në centralin bërthamor ukrainas Zaporizhia i cili mbahet i pushtuar nga Rusia, u tha pas telefonatës mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe shefit të Kremlinit, Vladimir Putin.

Sipas informacioneve franceze ekspertët do të udhëtojnë përmes Ukrainës nën kontrollin e qeverisë ukrainase. Për sigurinë e ekspertëve është i nevojshëm një armëpushim, edhe pse nuk është e lehtë që për këtë të bihet dakord. Deri tani si Rusia edhe Ukraina kishin kërkuar që ekspertët ndërkombëtarë të shkonin në termocentralin bërthamor duke udhëtuar përmes territorit të tyre.

 Russland Frankreich Putin und Macron

Megjithë përpjekjet për ndërmjetësim të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së António Guterres dhe kreut të shtetit turk Rexhep Tajip Erdogan situata në dhe rreth termocentralit bërthamor në Ukrainën jugore ka vazhduar të përkeqësohet. Zaporizhia është centrali më i madh bërthamor në Evropë.

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën se po planifikojnë së shpejti një sulmi në centralin bërthamor Zaporizhia. Guterres është shprehur në favor të çmilitarizimit të centralit bërthamor Zaporizhia dhe rrethinave të tij. Kurse Ukraina kërkon tërheqjen e rusëve. Moska nga ana e saj i refuzon të dyja propozimet.

Ukraine Atomkraftwerk SaporischschjaZaporizhia – centrali më i madh bërthamor në Ukrainë dhe në Evropë

Trupat ruse e mbajnë të pushtuar në centralin bërthamor Zaporizhia, i cili ka gjashtë reaktorë, që nga fillimi i marsit.

Kompania shtetërore energjetike e Ukrainës, Energoatom, ka frikë se Rusia po planifikon ta shkëpusë centralin më të madh bërthamor të vendit nga rrjeti kombëtar i energjisë. Nëse ndodh kjo prej mungesës së energjisë elektrike do të goditet rëndë sidomos jugu i Ukrainës./DW

Top Channel