Shqiptarët nga lugina e Preshevës që jetojnë prej vitesh në Kosovë kanë vështirësi të mëdha për ta marrë nënshtetësinë kosovare.
Një ligj i ri pritet të hartohet dhe në fund të vitit në Kosovë për të lehtësuar marrjen e nënshtetësisë. Fikri Mehmeti nga malësia e Bujanocit që nga viti 1999 jeton në Gjilan por pa dokumente të Kosovës.
Fikri Mehmeti: Për të marrë leje qëndrim të Kosovës duhet të kemi dokument identifikimi valid prej vendit të origjinës. Kjo është normale të vërehet për një qytetar i cili vjen në rrethana normale në Republikë të Kosovës dhe kërkon leje qëndrim, mirëpo ne të cilët kemi ardhur në gjendje lufte, unë i kam pas atëherë 6 vite nuk kam pas asnjë lloj dokumenti të Serbisë dhe mua më kërkojnë patjetër që ta kem një letërnjoftim apo pasaportë serbe me afat normal në mënyrë që të marrë leje qëndrim, dhe tani ka një vit që janë krijuar disa lehtësime tjera, kinse që e kanë zëvendësuar këtë dokument me dokumente tjera, mirëpo prapë nuk janë duke i interpretuar profesionalisht, prapë kur të shkoj me aplikuar për lejeqëndrim, hasim në vështirësi thuajse të njëjta siç kemi hasur edhe më herët.
Në vitin 2001 një pjesë e shqiptarëve të jugut të Serbisë, kanë marrë shtetësinë e Kosovës përmes UNMIK-ut. Enver Haziri nga shoqëria civile për të drejtat e shqiptarëve të dëbuar nga Kosova Lindore në Gjilan, thotë se problematika ka filluar që nga viti 1999.
Enver Haziri: Problematika ka filluar qysh në vitin 1999, problematika me shtetësi të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve, ku forcat serbe me dhunë dëbojnë 5 mijë qytetarë, nga malësia e Bujanocit, Karadaku i Preshevës dhe një pjesë e madhe e Medvegjës, dhe aty me të ardhur në Gjilan, fillon një avazi, i cili nuk po shihet drita në fund të tunelit, sa i përket çështjes me shtetësi të Republikë së Kosovës.
Sipas tij, ligjet janë marrë nga Bashkimi Evropian dhe në letër janë të mira për t’i parë por në praktikë nuk përkojnë me realitetin.
Ragmi Mustafi nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Bujanoc, thotë se nuk ka një shier të personave që u janë pasivizuar adresat në serbi, pasi Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, nuk tregon.
Ragmi Mustafi: Çështja e pasivizimit është një çështje shumë e ndishme, dhe ne po shpresojmë që përfundimisht të merr formë me raportin e Parlamentit Evropian, me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, e Shtetet e Bashkuara të SHBA-ve, që kanë theksuar në drejtim të komunitetit shqiptar, pra në narcizëm, gjuhë të urrejtjes e madje me pasivizimin e adresave që janë të pavlerësuara dhe diskriminues. Ministria e Punëve të Brendshme, saktësisht Qeveria e Republikës së Serbisë.
Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë bën me dije se ligji për fitimin e shtetësisë kosovare për preshevarët është në fazën e hartimit, dhe do të dërgohet në kuvend në përputhje me afatet ligjore.
Top Channel