Një i vdekur dhe i një i plagosur në Rinas, dalin pamjet e para nga vendngjarja
11/11/2025 14:39
Këto janë pamjet e parë nga atentati i ndodhur pak më parë pranë Aeroportit të Rinasit, ku si pasojë ka mbetur i vrarë një person dhe u plagos një tjetër.
Nga atentati mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani, të cilët ndodheshin në automjetin tip “Benz”.
Ndaj automjetit të tyre qëlluan persona të paidentifikuar ende me një mjet tip “Toyota Yaris” e cila u gjet e djegur pak minuta pas ngjarjes në Fushë Krujë.
Autori, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, sapo ishte kthyer nga Barcelona dhe duket se lëvizjet e tij ishin të monitoruara nga autorët.
Top Channel