Sulmi në Ibër-Lepenc, Kurti: Të akuzuarit për shpërthimin ishin të lidhur me shtetin e Serbisë
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar ndërprerjen e përkohshme të procesit të numërimit të fletëve të votimeve në Qendrën Komunale të Numërimit në këtë komunë.
Sipas tyre kjo ka ardhur si pasojë e raportimit të parregullsive të paraqitura, që kanë rezultuar me ndërprerjen e votimit nga ana e komisionerëve, për shkak të numrave serikë të ndryshëm në disa fletëvotime, ku është aluduar për gabime teknike, e po ashtu ka pasur edhe pretendime se kemi të bëjmë me manipulim të qëllimshëm me fletë votime.
Për këto arsye, dhe me qëllim të shmangies të të gjitha dilemave, ky urdhër vlen deri në marrjen e një përgjigje zyrtare nga operatori ekonomik që ka shtypur fletë votimet.
Aty do të konfirmohet nëse kemi të bëjmë me gabim teknik apo me manipulim të fletë votimeve, dhe në varësi nga përgjigja, do të procedohet tutje.
Top Channel