Pësoi infarkt në breg të detit, humb jetën turisti italian në Sarandë

21/08/2022 15:52
Foto ilustruese

Një turist Italian 77 vjeç ka humbur jetën ditën e sotme në Sarandë pasi dyshohet se ka pësuar infarkt.

Sipas policisë turisti ndodhej në breg të detit në momentin që ka ndërruar jetë, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi I Policisë:

Më datë 21.08.2022, rreth orës 14:30, në plazhin e Çentralit, Sarandë, shtetasi italian G. V., 77 vjeç, duke qëndruar në afërsi të bregut të detit, dyshohet se ka pësuar infarkt dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Top Channel