Një sherr me sende të forta ka ndodhur mesditën e sotme në Ndroq, ku shtetasi F. M., gjatë një konflikti, dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin P. T.

Shtetasi P.T. për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Top Channel