Gjirokastër/ Rrëzohet nga kamionçina, përfundon në spital 40 vjeçarja

20/08/2022 16:05
Foto ilustruese

Një 40-vjeçare është paraqitur në spitalin Rajonal Të Gjirokastrës për të marrë ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është rrëzuar nga kamionçina.

Shtetasja me iniciale L. V. banuese në fshatin Palokastër të Gjirokastrës kërkoi ndihmë në spital rreth orës 14:00, por deri më tani nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së fshatit Andon Poçi, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në spitalin Rajonal Gjirokastër ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasja L. V., rreth 40 vjeçe, banuese në fshatin Palokastër, Gjirokastër.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se, në afërsi të urës së fshatit Andon Poçi, kjo shtetase është rrëzuar nga automjeti tip “Mercedes Benz”(kamionçinë), i cili drejtohej nga shtetasi Q. A.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel