Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar.

Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”. Teksa pas daljes nga ‘BBV’ lansoi ‘Faj’ dhe “Ma shumë se ti” në bashkëpunim me Dj Geek dhe së  fundmi ka publikuar “Vonë”.

Aktiviteti dhe postimet e saj në rrjete sociale shpesh tërheqin vëmendje të madhe, pasi bukuroshja nuk i kursen ‘thumbat’ herë pas here.

Megjithatë, disa nga Instastory-t më të fundit nuk ka të bëjë me një të tillë. Me anë të disa një ‘video’ në ngjyrë bardh e zi, Trixa na ka prezantuar me mikeshën e saj më të ngushtë dhe në fakt është qenushja e saj Bella.

Top Albania Radio shkruan se së fundmi Beatrix ka postuar një foto nga studio e saj muzikore, duke na treguar kështu se shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor.

Gjithmonë na ka rënë rasti që të shikojmë personazhe të showbiz-it shqiptar dhe të huaj gjithashtu që kanë bërë ‘xing’ në veshje. Përveç krahasimeve se kujt i shkon më shumë apo kush frymëzoi kë, ne na vijnë edhe pyetje të tjera në mendje.

Rasti i fundit ka të bëjë me këngëtaren e njohur shqiptare Beatrix Ramosaj dhe divën e muzikës botërore Jennifer Lopez. Dy këngëtaret bukuroshe kanë veshur një ‘body’ të ngjashëm vetëm se me ngjyra të ndryshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA