Sulme në jug të Ukrainës, disa civilë të vrarë dhe të plagosur

19/08/2022 16:58

Ditën e sotme jugu i Ukrainës është përfshirë nga sulme me raketa, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.

Zyrtarët ukrainas raportuan sulme me raketa dhe artileri nga forcat ruse gjatë natës të së enjtes në disa qytete në jug, duke përfshirë Mykolaiv dhe Kryvih Rih.

Administrata rajonale në Mykolaiv raportoi se porti i lumit u sulmua përsëri duke shkaktuar dëme shumë të mëdha.

Nga sulmi i vazhdueshëm me raketa u shkatërruan shumë ndërtesa, duke lënë të plagosur tre persona.

Mes të plagosurve kishte edhe fëmijë, midis tyre një djalë 12-vjeçar, i cili u plagos pasi raketat kanë goditur shtëpinë e tij.

Deri më tani nuk dihet numri i saktë i viktimave dhe i të plagosurve në zonën e sulmuar nga raketat.

Sipas CNN, Reznichenko tha se Nikopol ndodhet në anën e kundërt të centralit bërthamor të Zaporizhzhia dhe u godit nga 10 predha artilerie.

Për shkak të dëmeve të mëdha u ndërpre energjia për një kohë të gjatë.

 

 

Top Channel