Rusia emëron komandantin e ri për flotën e saj të Detit të Zi

19/08/2022 16:46

Rusia ka emëruar një komandant të ri për flotën e saj të Detit të Zi me bazë në Krimenë e aneksuar, njoftoi të premten agjencia shtetërore e lajmeve TASS.  

Zëvendës-admirali Viktor Sokolov zëvendëson Igor Osipov, i cili komandonte flotën e Detit të Zi që nga maji 2019.

CNN shkruan se Sokolov ka shërbyer si shef i Akademisë Detare që nga viti 2020, njëkohësisht ka punuar edhe si zëvendëskomandant i Flotës Veriore nga 2013 deri në 2020. 

Ndryshimi i komandës vjen mes humbjeve të mëdha dhe një varg shpërthimesh të fundit në objektet ushtarake ruse në Krimenë e pushtuar, e cila është në bregun verior të Detit të Zi.   

Që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë flota e Moskës në Detin e Zi ka pësuar humbje, sidomos pas sulmit që ukrainasit bënë në prill. 

Top Channel