Pilotët bien në gjumë gjatë fluturimit, ja çfarë ndodhi me pasagjerët dhe avionin

19/08/2022 17:45

Një incident i shkaktuar nga dy pilotët e një avioni, i ka kushtuar disa minuta vonesa pasagjerëve në bord, të cilët fatmirësisht shpëtuan pa ndonjë pasojë fatale.

Dy pilotë besohet se kanë rënë në gjumë dhe kanë humbur uljen e tyre gjatë një fluturimi nga Sudani në Etiopi.

Incidenti ndodhi në bordin e një Boeing 737-800 të Ethiopian Airlines në rrugë nga Khartoum në Addis Ababa.

Të dhënat e marra nga faqja e internetit tregojnë se avioni po lundronte në 37,000 metra me autopilot kur nuk arriti të zbriste në Aeroportin Ndërkombëtar të Addis Ababa Bole, destinacioni i tij i planifikuar, më 15 gusht.

Kontrolli i trafikut ajror me sa duket nuk ishte në gjendje të arrinte ekuipazhin, pavarësisht se kishte bërë disa përpjekje për të kontaktuar. Megjithatë, një alarm u ndez kur avioni kapërceu pistën dhe vazhdoi përgjatë itinerarit.

Avioni më pas filloi të zbriste, duke u ulur i sigurt rreth 25 minuta më vonë.

Të dhënat e transmetimit të mbikqyrjes automatike të varur (ADS-B) tregojnë avionin duke fluturuar mbi pistë, përpara se të fillojë zbritjen dhe të manovrojë për një afrim tjetër.

 

Top Channel