Paviçeviç demokratëve: Nëse bie qeveria, duhet të mbani përgjegjësi për ngjarjet që do vijnë

19/08/2022 21:57

Srdan Paviçeviç, deputet i koalicionit “E zeza mbi të bardhë” në Malin e Zi, u shpreh se e priste lëvizjen e demokratëve dhe se dëshira e tyre për ta zëvendësuar këtë qeveri është realiste.

 

“Shpresoj që kolegët nga Mali i Zi Demokratik të propozojnë ide dhe vizione të forta në periudhën e ardhshme”, tha Paviçeviç.

Ai u tha demokratëve se nëse do të zëvendësojnë Qeverinë sonte do të duhet të mbajnë përgjegjësi për të gjitha ngjarjet që do të pasojnë.

Top Channel