Reperi i njohur Kanye West, tani edhe stilist, po kritikohet mjaft në rrjet për shitjen e koleksionit të tij të fundit të veshjeve nga qeset e plehrave.
Në Twitter tashmë qarkullojnë foto që tregojnë mallra të vendosur jo me rregull në qese të mëdha të zeza plehrash në dyshemenë e një dyqani Gap. Sipas dëshmitarit okular, “bashkëpunëtori i shitjes tha se Ye u inatos kur pa se i kishin vendosur rrobat e tij në varëse rrobash” sepse “kështu donte ai”.
This is how they are selling Yeezy GAP. The sales associate said Ye got mad when he saw they had it on hangers and this is how he wanted it. They won’t help you find ur size too, you just have to just dig through everything pic.twitter.com/GNd08Zv1zC
— little miss (@owen__lang) August 15, 2022
Kanye West së fundmi mbrojti shitjet e tij të Yeezy Gap pasi u kritikua për shitjen e modeleve të tij nga qeset e plehrave. 45-vjeçari sqaroi se mallrat e tij janë futur në çanta të mëdha ndërtimi në një intervistë të enjten në “Fox News”, duke e quajtur veten një “inovator”. Top Albania Radio shkruan se West shtoi:
“Unë nuk jam këtu për t’u ulur dhe për të kërkuar falje për idetë e mia. Kjo është pikërisht ajo që mediat përpiqen të bëjnë, të na bëjnë të kërkojmë falje për çdo ide që nuk bie pikërisht në mënyrën se si ata duan që ne të mendojmë. Kjo nuk është një shaka, kjo nuk është një lojë, ky nuk është vetëm një bashkëpunim i famshëm… kjo është jeta ime. Unë po luftoj për një pozicion për t’u sjellë njerëzve dizajnin më të mirë”.
Duhet të jetë edhe vetë i zoti i shtëpisë kur bëhen punime në shtëpi apo jo? Kështu ka vepruar edhe Kanye West, i cili së fundmi ka vizituar shtëpinë e tij që po ndërtohet dhe ka një vlerë prej 57 milionë dollarësh në Malibu.
Reperi 45-vjeçar kishte me vete një të ftuar speciale, modelen e OnlyFans, Monica Corgan, e cila ishte e pamundur të mos njihej nga paparacët.
Fokusi i Kanye në shtëpinë e tij të shkatërruar, të cilën ai e bleu vitin e kaluar për një shumë marramendëse, vjen pasi ai u kthye sërish në rrjetin social Instagram, edhe pse këtë herë për një postim që tallte ish-gruan e tij Kim Kardashian ose ish-in e saj, Pete Davidson.
Top Channel