Zelensky bisedime me Erdogan: OKB-ja duhet të garantojë sigurinë në termocentralin Zaporizhzhia

18/08/2022 16:51

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka zhvilluar bisedime ditën e sotme me homologun turk Reccep Tajip Erdogan.

Gjatë telefonatës ata biseduan në lidhje me termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Kombet e Bashkuara duhet të garantojnë sigurinë e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhias, të pushtuar nga forcat ruse.

Komentet e tij pasojnë bisedimet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, i cili aktualisht po viziton qytetin e Lviv në Ukrainën perëndimore.

“Vëmendje e veçantë iu kushtua temës së shantazhit bërthamor të Rusisë në NPP Zaporizhzhia. Ky terror i qëllimshëm nga ana e agresorit mund të ketë pasoja katastrofike globale për të gjithë botën. Prandaj, OKB-ja duhet të sigurojë sigurinë e këtij objekti strategjik, çmilitarizimin e tij dhe çlirimin e plotë nga trupat ruse “- shkroi Zelensky në Telegram.

Top Channel