21 persona kanë mbetur të vdekur nga një shpërthim në një xhami në kryeqytetin afgan, Kabul përgjatë lutjeve në mbrëmje më 17 gusht.

Zëdhënësi i policisë, Khalid Zadran, njoftoi të enjten se 33 persona të tjerë janë plagosur në shpërthim.

Njerëz që ishin afër vendit të ngjarjes thanë se kishin dëgjuar një shpërthim të fuqishëm që theu edhe xhamat e ndërtesave aty pranë.

“Një nga viktimat ishte kushëriri im. Ai kishte shkuar për namazin e akshamit në xhami, kur ndodhi shpërthimi. Ishte ora 12 e natës kur morëm vesh se kishte humbur jetën, na telefonuan nga spitali”.

Organizata joqeveritare italiane-Emergency, e cila operon një spital në Kabul, tha se “shumica e pacientëve që erdhën pas shpërthimit vuajnë nga plagët e shkaktuara prej predhave dhe djegieve”.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por dega lokale e Shtetit Islamik ka shtuar sulmet që kur talibanët u kthyen në pushtet në gusht të vitit të kaluar, pas tërheqjes së forcave të udhëhequra nga SHBA-ja.

 

Top Channel