Raporti për zjarret, 700 mijë ha sipërfaqe pyjore të djegura në Evropë

18/08/2022 16:15

Zjarret masive që përfshin Evropën këtë verë, kanë djegur një sipërfaqe rekord pyjesh  prej 700,000 hektarësh deri më tani, sipërfaqja më e madhe ndonjëherë që nga fillimi i regjistrimeve.

Komisioni Evropian i cili bërë dhe vlerësimin, tha se kjo është një ndër verat më të vështira ndonjëherë, dhe sipërfaqja pyjore e djegur, është më e larta që nga viti 2006”,

“Deri më tani, Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së është aktivizuar nëntë herë nga pesë vende. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën gjatë gjithë kohës përmes qendrës sonë të koordinimit të reagimit emergjent në Bruksel dhe të mobilizojmë ndihmën e nevojshme”, tha Janez Lenarcic, Komisioneri Evropian për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave.

Zjarret që përfshinë Evropën, dogjën edhe dhjetëra shtëpia dhe orën mijëra jetë njerëzish gjithashtu.

Ndërkohë që vatra aktive ka ende në Itali, Spanjë e Portugali.

Por Evropa nuk ishte e vetmja që përjetoi zjarret masive, edhe në  shtete të ndryshme në SHBA u raportuan vatra zjarri masive, duke djegur mijëra ha sipërfaqe me bimësi.

Një zjarr tjetër masiv ka djegur edhe sipërfaqe të tëra pyjore në Moskë, ndërsa në Alegjri një zjarr që vazhdon të jetë aktiv nga dje, u ka marrë jetën 38 personave.

Top Channel