Ushtria iraniane kërcënon Izraelin: Nëse nuk ndaloni sulmet në Liban do të merrni përgjigje të ashpër
Stuhi shiu kanë goditur pjesë të Anglisë jugore, duke shkaktuar përmbytje në zona të mëdha të Londrës qendrore.
Reshjet intensive përfshinë gjithë kryeqytetin , duke shkaktuar shumë probleme ne qarkullim.
Shumë rrugë kryesore u mbuluan nga uji, dhe shumë biznese u mbyllën pasi uji nisi të hynte brenda dyqaneve.
Një paralajmërim i verdhë i stuhive nga autoritetet është në fuqi për Kent, që do të thotë rrezik për përmbytje të mëtejshme, ndërprerje të udhëtimeve dhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Agjencia e Mjedisit ka lëshuar gjithashtu 17 alarme për përmbytje në të gjithë Anglinë.
Ndërsa ekspertët e motit thonë se stuhi shiu do të ketë edhe në Irlandën Veriore dhe Skocinë perëndimore .
Top Channel