26 viktima nga zjarret në Algjeri, 16 vatra aktive

18/08/2022 14:24

Të paktën 26 persona kanë humbur jetën  dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e zjarreve masive që kanë shkatërruar sipërfaqe të tëra pyjore në Algjerinë veriore.

Ministri i brendshëm i vendit, tha se 24 persona humbën jetën  në El Tarf, pranë kufirit me Tunizinë, si dhe një nënë e bijë në Setif.

Zjarrfikësit, të mbështetur nga helikopterët, po përpiqeshin të frenonin flakët të mërkurën në mbrëmje, por ende nuk e kanë bënë nën kontroll zjarrin.

Rreth 350 banorë janë evakuuar deri më tani në provinca të ndryshme.

Agjencia e mbrojtjes civile tha se El Tarf ishte zona më e goditur me 16 vatra zjarresh aktive.

Algjeria Veriore preket nga zjarret pyjore çdo vit, me 90 njerëz që mendohet se kanë humbur jetën si pasojë vitin e kaluar dhe më shumë se 100,000 hektarë pyje janë djegur.

Ndërsa në total, deri më tani këtë vit 30 viktima janë shënuar nga zjarret.

Top Channel