Zbardhet arsyeja e vrasjes me thikë në Sarandë, në kërkim autori (Emri)

17/08/2022 20:16
Foto ilustruese

Është zbuluar  shkaku që çoi në ngjarjen fatale pasditen e sotme në Sarandë , ku humbi jetën 41-vjeçari Klodian Bakia.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije për Top Channel se sherri ndodhi për një vend parkimi, e më pas përfundoi në vrasje.

Akoma nuk është bërë e mundur kapja e autorit Xhenelio Tarja. Policia po bën krehjen e zonës për kapjen e tij.

Top Channel