Tre shpërthime goditën provincën e aneksuar të Krimesë gjatë javës së kaluar, me një bazë ajrore ruse që u bë një nga objektivat.

Ukraina nuk ka konfirmuar zyrtarisht nëse qëndron apo jo pas sulmeve por megjithatë ka pasur pretendime të forta se autore e sulmeve është vetë Ukraina.

Ministria e mbrojtjes e Ukrainës postoi një postim të fshehtë në Twitter ndërsa një raport i qeverisë ukrainase, i konfirmon se Ukraina kishte vënë në shënjestër Krimenë. 

Raporti thoshte se baza ajrore Saki ishte një humbje e rëndë, por e njëhershme për infrastrukturën ushtarake ruse.

Shpërthimi shkatërroi të paktën tetë avionë ushtarakë, dëmtoi rëndë bazën dhe vrau të paktën një person.

Top Channel