Kievi: Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë 200 ushtarë rusë

17/08/2022 16:54

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë bërë me dije në një raport ditor se gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë 200 ushtarë rusë, ndërsa që nga fillimi i luftës në Ukrainë, janë vrarë 44.100 ushtarë sipas raportimeve ukrainase.

Inteligjenca amerikane vazhdimisht ka rikujtuar se numri i ushtarëve të vrarë rusë në Ukrainë është më i vogël.

E në anën tjetër, Rusia nga fillimi i luftës ka hezituar t’i bëjë publike të dhënat lidhur me humbjen e jetëve të ushtarëve të saj.

Madje Vladimir Putini po bën të pamundurën që edhe mediave t’ua ndalojë raportimin e drejtë, e ato pak media që e marrin guximin ta bëjnë një gjë të tillë, përndiqen nga organet e sigurisë.

Top Channel