Afërdita Dreshaj prej kohësh tanimë ushtron profesionin e saj si modele në Amerikë ku dhe ka krijuar familje me partnerin e saj, Jakub Kindl i cili është një hokeist i njohur.
Çifti u bënë prindër për herë të parë në mars të vitit të kaluar. Afërdita dhe Jakub u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky.
Bukuroshja nuk ngurron të ndajë momente në rrjete sociale e së fundmi na ka treguar ndryshimin më të ri që ka bërë në ‘look-un’ e saj, pikërisht te flokët.
Modelen nuk do ta shohim më me flokët e saj bjonde si jemi mësuar tanimë prej kohësh, por në ngjyrën kafe. Me shaka ajo ka treguar se partneri i saj nuk është dakord për këtë ndryshim, por ai e njeh Afërditën dhe e di që gjithsesi ajo do t’i bënte.
“Tani mbetet në dorën tuaj të jepni vlerësimin!”
Top Channel