Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar arriti një nivel të ri për herë të parë në 40- vite.

Shifrat tregojnë, se për muajin korrik , inflacioni u rrit mbi 10% për herë të parë që nga viti 1982 duke shkaktuar kështu më shumë vështirësi për familjet që tashmë po luftojnë për të paguar faturat e tyre.

Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Kombëtare e Statistikave të mërkurën, Inflacioni vjetor i çmimeve të konsumit arriti në 10.1% në korrik, nga 9.4% që ishte në qershor.

Rritja e çmimeve të ushqimeve – deri në 12.7% që nga korriku 2021 – ishte kontribuesi më i madh i vetëm në përshpejtimin e inflacionit, sipas këtij institucioni.

Kontributet më të mëdha në rritje ndër të tjera kanë ardhur nga buka dhe drithërat, po ashtu dhe nga qumështi, djathi dhe vezët.

Çmimet më të larta të benzinës dhe naftës, janë gjithashtu faktorë , sipas  Zyrës Kombëtare të Statistikave. Të dhënat e publikuara javën e kaluar treguan se PBB-ja e vendit ra me 0.1% në tremujorin e dytë të këtij viti.

Po ashtu pagat  reale të punonjësve në Britani ranë në periudhën tre mujore që përfundon në qershor, duke shënuar rënien më të theksuar që kur zyra e statistikave në vend filloi të publikonte të dhëna.

Inflacioni parashikohet të shkojë edhe më i lartë në fund të këtij viti, i nxitur edhe nga rritjet e mëtejshme të faturave të energjisë në tetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA