Grabitet argjendaria në qendër te Lezhës! Grabitësit largohen të pashqetësuar

17/08/2022 20:45

Një dyqan argjendarie është grabitur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:45 ne rrugën Luigj Gurakuqi, vetëm 100 m larg Komisariatit te Lezhës.

Grabitësi 17-vjeçar me inicialet K.N ka qene me një motor dhe ne koke mbante një skafandë dhe ka hyre menjëherë ne argjendari dhe ka arritur te marre disa sende me vlere.

Megjithëse dyqani ndodhej ne rrugën kryesore dhe ne një kohe lëvizjesh te qytetareve, grabitësi nuk e kane menduar dy here për te vepruar.

Pavarësisht se pronari i ndoqi dhe u përplas me te fizikisht jashtë dyqanit, i riu mundi ti shmangej pronarit dhe mori menjëherë motorin duke u larguar prej aty.

Pronari njoftoi menjëherë policinë e cila nisi hetime.

Njoftimi i policisë:

Vodhi bizhu në një argjendari, duke u konfrontuar fizikisht edhe me shitësin e argjendarisë, identifikohet dhe shpallet në kërkim një 17- vjeçar.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin K.N. 17 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Ky shtetas, në një argjendari në qytet Lezhë, ka vjedhur bizhu që ndodheshin në vitrinë tek dera hyrëse, si dhe është konfrontuar fizikisht me shitësin e argjendarisë i cili është përpjekur ta ndalojë por nuk ka mundur pasi i mituri 17 vjeçar ka arritur të largohet me një motorr bashkë me bizhutë e vjedhura.

Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Top Channel